MaqedoniTop Lajme

Dauti braktisi seancën e KK: ligjet vijnë në gjuhën maqedonase, nuk respektohet shqipja

Shpërndaje

Deputetja Ilire Dauti sot në seancën e komisionit për çështje ekonomike sërish ka ngritur zërin për mos respektimin e gjuhës shqipe duke lëshuar komisionin si shjenjë proteste, shkruan Top24

“Nga 8 ligje të propozuara vetëm në gjuhën maqedonase, 7 ishin nga ministri i ekonomisë, Besar Durmishi, ndërsa deputetët e VLEN nuk ishin as prezent në seancë që të ngrejnë zërin për këtë diskriminim.” tha deputetja Dauti.

Sot braktisa seancën e komisionit për çështje ekonomike, pasi Qeveria vazhdon të mos respektojë gjuhën shqipe. Nga 8 ligje të propozuara vetëm në gjuhën maqedonase, 7 ishin nga ministri i ekonomisë, Besar Durmishi, ndërsa deputetët e VLEN nuk ishin as prezent në seancë që të ngrejnë zërin për këtë diskriminim.
I bëra thirje publike inspektoratit për zbatimin e gjuhës që të ndjek këtë praktikë antikushtetuese të Qeverisë dhe t’i detyrojë që ligjet të dërgohen në Kuvend edhe në gjuhën shqipe.
Gjuhën tonë do të vazhdojmë ta mbrojmë në çdo formë demokratike, ndërsa sot ranë maskat e atyre që heshtin para VMRO-së, ndërsa paraqiten vetëm kur duhet të përvetësojnë meritat për sukseset që i arrijmë bashkë me shqiptarët.