Maqedoni

“Dëmtohen drunjtë në rrugën e butiqeve”, Kasami: E turpshme dhe aspak e hijshme për qytetin!

Shpërndaje

Dëmtohet drunjtë në rrugën e butiqeve, reagon Kryetari Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Reagimi i plotë:
E turpshme dhe aspak e hijshme për qytetin!
Këto veprime të dëmtimit të drunjve tek rruga e “Butiqeve” janë të pahijshme dhe paraqesin mungesën elementare për mirëmbajtjen e ambientit publik. Kërkojmë nga qytetarët që të mos dëmtojnë hapësirat publike pasi me përkushtimin më të madh po punojmë tek kjo rrugë e cila është rikonstruktuar totalisht me pamje të re si dhe duke e ruajtur tradicionalen. Në bashkëpunim me organet kompetente do të punojmë për të identifikuar autorët e këtij akti që të dalin përpara përgjegjësisë ligjore.