MaqedoniTop Lajme

Drejtuesit e koalicionit VLEN: Vitin 2024 po e përfundojmë me ndryshimin e madh

Shpërndaje

Bilall Kasami:

Viti që lam pas shënoi fundin e një regjimi “non grata”, i cili për vite me radhë kishte penguar zhvillimin dhe mirëqenien e popullit tonë. Ishte një betejë e vështirë, por falë angazhimit të secilit prej jush dhe përkushtimit të koalicionit VLEN, ne arritëm të kthejmë shpresën dhe drejtësinë në vend.
Ky ishte një vit tranzicioni mes të vjetrës dhe të resë, një vit ku duhej të shihej dallimi. Dhe mendoj se shkëndijat e para u panë, dhe këto shkëndija janë tregues i qartë për seriozitetin dhe vendosmërinë e VLEN-it për vlerat që dëshiron të instalojë në politikë.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj. Së bashku, le ta bëjmë vitin e ardhshëm një vit të sukseseve të mëdha dhe të progresit për vendin tonë!

Izet Mexhiti:

Bashkë me Arbenin, Bilallin dhe Zekën, si dhe aktivistë e funksionarë, sonte ishim në ndejën e fundvitit të VLEN-it.
Këtë vit e nisëm së bashku, dhe po e mbyllim përsëri bashkë. Nuk mund të kishte përfundim më të mirë se ky i sotmi. Në atë që besuam, punuam dhe e realizuam. Sot, me kënaqësi dhe krenari të plotë, mund të themi se po përfundojmë këtë vit me ndryshimin më të madh që ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë.
Shumëkush nuk besonte se mund të sillnim ndryshimin demokratik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por ne jo vetëm që dëshmuam se kjo ishte një domosdoshmëri, por edhe vërtetuam se ky ndryshim ishte i mirë për të gjithë. Përmes bashkimit të forcave dhe vendosmërisë për të arritur qëllimet tona, ne e bëmë të pamundurën të mundur.
Angazhimi ynë vazhdon. Me përkushtim dhe përgjegjësi, do t’ju përfaqësojmë denjësisht, duke përmbushur premtimet që kemi dhënë. Ju falënderojmë nga zemra për besimin që na dhatë! Do të punojmë me përgjegjësi të plotë për të dëshmuar se ky besim ka peshë dhe vlerë, dhe si i tillë do të trajtohet.
Viti 2025 do të jetë një vit sfidash të reja. Obligimi ynë është të krijojmë kushte për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Do të angazhohemi për një arsim më cilësor, shanse më të mira për të studjuar dhe punuar, si dhe për të kthyer në vendlindje të gjithë ata të rinj, të reja dhe familje që kanë emigruar gjatë dekadës së fundit.

Arben Taravari:

“Disa u bashkëngjitën me zotëri Ahmetin, por sërish i mposhtëm”.

Kështu e nisi fjalimin kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pjesë e koalicionit VLEN teksa foli për vitin 2024.

Tha se betejën e parë e kanë fituar në zgjedhjet e 8 majit, por lufta e vërtetë shtoi duhet të bëhet në zgjedhje lokale dhe ajo është të mbeten të bashkuar.

“Ne arritëm ta bëjmë ndryshimin dhe sot besoj se çdokush prej jush është krenar që ka hyrë në histori duke sjell ndryshimin te shqiptarët. Prej një shteti të kapur që e kontrollonte çdo pore të saj. Tash, një betejë e fituam por lufta definitive duhet të fitohet në vitin 2025 dhe kjo është shumë e rëndësishme – ne të jemi të bashkuar në zgjedhje lokale dhe të arrijmë fitoren definitive ku VLEN-i do të jetë faktor kryesor në kampion politik shqiptar”, tha Taravari.