Erdogan për zhvillimet në Siri: Turqia nuk synon “as edhe një guralec të ndonjë vendi”
Ankaraja shpreson se Siria fqinje do të arrijë paqen dhe qetësinë që ka kërkuar për 13 vjet.
Presidenti turk nënvizoi se vendi i tij nuk mund të injorojë zhvillimet në Siri, me të cilën ndan një kufi prej 910 kilometrash.
Ka një realitet të ri politik dhe diplomatik në Siri, tha Erdoğan, duke shtuar: “Siria u përket sirianëve, me të gjithë përbërësit e saj, etnik dhe fetar”.
Ankaraja është e vetëdijshme për dëshirën e organizatës terroriste separatiste (PKK-YPG) për të “rrëmbyer një trung nga përmbytja” në Siri, tha ai, duke paralajmëruar se Turqia nuk do të tolerojë asnjë lëvizje që rrezikon sigurinë kombëtare.
Turqia dëshiron të shohë një Siri ku identitete të ndryshme jetojnë krah për krah në mënyrë paqësore dhe shpreson të shohë një Siri të tillë “në të ardhmen shumë të afërt”, shtoi Erdogan.