MaqedoniTop Lajme

Intelektualët shqiptarë letër të hapur Gjykatës Kushtetutese! Mos bëheni pjesë e skenarit me motive politike – vendimet arbitrare cënojnë raportet ndëretnike!

Shpërndaje

edhe në mënyrë të sofistikuar, të ndryshohet karakteri i shtetit dhe ta shndërrojë përfaqësimin e drejtë vetëm në fjalë në letër, nuk i ndihmon kohezionit ndëretnik dhe besimit të ndërsjellë në shtetin tonë multietnik.

Është bindje e përgjithshme se rastet e sipërpërmendura kanë lënë plagë të thella në kujtesën e shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ju, si anëtarë të një institucioni që ka për detyrë mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të vlerave që promovon Kushtetuta, veçanërisht në aspektin e respektimit të ndërsjellë të të drejtave etnike në një shoqëri multietnike siç është Republika e Maqedonisë së Veriut, keni obligim ligjor t’i ruani këto vlera.

Ne duam të besojmë dhe shpresojmë se ndërgjegjja Juaj morale dhe profesionale nuk do lejojë cenimin e vlerave kushtetuese dhe do të dëshmojë ndjeshmëri të mjaftueshme ndaj statusit tashmë të fituar të gjuhës së bashkësisë së dytë etnike në vend, gjuhës shqipe. /tvklan.mk