RajoniTop Lajme

Kosova nënshkruan marrëveshje doganore me Arabinë Saudite

Shpërndaje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëpunim Doganor me Ministrin e Financave të Arabisë Saudite, Mohammed Al Jadaan.

Postimi nga ministri Murati:

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Arabisë Saudite nënshkruajnë marrëveshje doganore

Sot kisha nderin që në emër të Republikës së Kosovës të nënshkruaj Marrëveshjen për Bashkëpunim Doganor me Ministrin e Financave të Arabisë Saudite, z. Mohammed Al Jadaan.

Marrëveshjen e nënshkruam në ceremoninë hapëse të Konferencës Ndërkombëtare për Zekatin, Tatimin dhe Doganat 2024, ku po marrim pjesë bashkë me Drejtorin e Doganave z. Agron Llugaliu dhe atasheun doganor z. Bekim Mehmetaj.
Kjo marrëveshje, që adreson çështjet doganore dhe është në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, përfaqëson një hap të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Duke përafruar bashkëpunimin tonë shumë dimensional në fushën e Doganave, marrëveshja do të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e sigurisë dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Republika e Kosovës vazhdon të ndërtojë partneritete që sjellin përfitime të prekshme për ekonominë dhe qytetarët tanë, dhe njëkohësisht forcojnë lidhjet tona me shtetet mike.