Kuvendi i ASH-së vendos standard të ri për llogaridhënie dhe transparencë!
Sot në Strugë, Aleanca për Shqiptarët shënoi një moment historik në politikën shqiptare në vendin tonë duke mbajtur Kuvendin II, ku të gjithë funksionarët raportuan për punën e tyre përpara kuvendarëve.
Kryetari, ministrat, deputetët, zëvendësministrat, kryetari i komunës, drejtorët dhe zëvendës drejtorët – të gjithë pa përjashtim – dhanë llogari për punën dhe arritjet e tyre.
Lajm tjetër i rëndësishëm: Profesor Arianit Reka u zgjodh kryetar i Akademisë së ASH-së, e cila do të vazhdojë të shërbejë si platformë për edukim politik dhe angazhimin e të rinjve.
Aleanca për Shqiptarët po vendos standarde të reja, duke dëshmuar se politika mund të jetë transparente, llogaridhënëse dhe e përkushtuar ndaj qytetarëve. Ky është modeli i politikës së re që unë do ta shtyj përpara si Kryetar i Kuvendit të ASH-së dhe që ne e duam për vendin tonë!