Bota

Lideri i ri i Sirisë zotohet se do të bllokojë operacionet e terroristëve PKK/YPG

Shpërndaje

ë paktën 30 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të palestinezëve të vrarë që nga viti i kaluar në të paktën 45.514, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se rreth 108.190 palestinezë të tjerë po ashtu kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmeve izraelite.

“Forcat izraelite vranë 30 persona dhe plagosën 99 të tjerë në tre masakra të familjeve në 24 orët e fundit. Shumë njerëz ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, tha ministria palestineze.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, Izraeli ka vazhduar luftën gjenocidale në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Tashmë në vitin e dytë, gjenocidi në Gaza ka tërhequr një dënim ndërkombëtar në rritje, me zyrtarë dhe institucione që i etiketojnë sulmet dhe bllokimin e dërgesave të ndihmave si një përpjekje të qëllimshme për të shkatërruar një popullsi.

Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën vdekjeprurëse në Gaza përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.