Lista e zezë, BDI: Respektojmë vendimin e SHBA
BDI-ja, si asnjëherë më parë e kursyer në fjalë, ka reaguar pas vendosjes në listën e zezë të ish zv.kryeministrit Grubi dhe familjes së tij për ryshfet për minim të proceseve gjyqësore, në llogari të ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov.
“BDI-ja thotë se e respekton vendimin ndaj shefit të kabinetit të Ali Ahmetit, dhe se, si parti mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit strategjik me SHBA-në dhe forcimit të vlerave demokratike dhe transparencës”.
“E respektojmë vendimin e DASH
Përkushtohemi për bashkëpunim”, thonë nga BDI.
Lidhur me vendimin e DASH, mbrëmë reagoi edhe vetë Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili tha se ishte gjetur në befasi dhe e kishte mësuar lajmin përmes mediave, por përsëri këmbëngulte për ta sqaruar këtë çështje, sepse me SHBA-në se për vite me radhë kishte ndarë me ta vizionin e mbrojtjes së vlerave demokratike si dhe anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE. “Do të angazhohem me përkushtim të plotë dhe maksimalisht, së bashku me të gjithë miqtë dhe partnerët tanë me të cilët kemi ndarë vizionin dhe kemi punuar me vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për ta sqaruar plotësisht këtë çështje” thuhet mes tjerash në postimin e Grubit.
“Me SHBA-në kam ndarë vlera
SHBA-ja, mike dhe partnere
Do ta sqaroj këtë çështje”, tha Grubi.
Në vazhdën e reagimeve doli edhe Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës e cila kërkoi distancim të Grubit nga politika, por duke iu referuar veprës së ngarkuar nga DASH, si veprim individual të Grubit, pa komentuar partinë simotër të Frontit Evropian, BDI-në apo liderin e saj. “Ftojmë të apostrofuarit të tërhiqen nga jeta institucionale dhe politike, dhe si qytetarë i lirë të përballen me akuzuar. Përgjegjësia individuale është gurthemeli i një shteti modern, i paanshëm dhe demokratik”.
“Grubi të tërhiqet nga politika
Grubi të përballet si qytetar
Përgjegjësi individuale për Grubin”, thonë nga ASH – Sela.
Megjithatë, në reagimin e Aleancës për Shqiptarët pavarësisht se denoncohen lidhjet e gjyqësorit me politikën dhe oligarkinë, nuk thuhej asnjë fjalë për ministrin e saj, dhe ndryshimet e Kodit Penal në kohën e tij, për reduktimin e dënimeve për shpërdorim të detyrës nga ana e funksionarëve.
I vetmi më sarkastik në reagimin e tij, lidhur me tronditjen e BDI-së me emrin e Grubit, ishte deputeti Musa Xhaferi, një prej themeluesve të vetë partisë, i cili ia faturoi sërish humbjen dhe gjendjen në parti, ish-zv.kryeministrit Grubi.
“Në mes fushate, tash pavarësisht, kjo s’ka pardon këtu, ai merr kuferat dhe i thotë Izet Mexhitit e të tjerëve “paketohuni e shkoni”. E në fund ata i morën kuferat, na paketuan neve, na dërguan në opozitë”, tha Musa Xhaferi, Deputet./Alsat.mk