MPJ thirrje qytetarëve të Maqedonisë: Braktiseni Sirinë
Për shkak të përshkallëzimit të situatës në Siri, Ministria e Punëve të Jashtme u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që ndodhen atje që ta braktisin Sirinë dhe njëkohësisht, apeloi që të shtyhen të gjitha udhëtimet drejt këtij vendi.
“Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Siri, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen prej atje.
Gjithashtu apelojmë që të shtyhen të gjitha udhëtimet në këtë vend.
Ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës, dhe rrjedhimisht e zvogëlimit të mundësive për largim me kohë nga Siria.
Ministria, si gjithmonë, i vë të gjitha kapacitetet për të ndihmuar qytetarët tanë dhe SOS-it i tregon numrin e telefonit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme +389 75 268 736 (email adresa: [email protected])”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./TV21