RajoniTop Lajme

Negociatat me BE, qeveria shton diplomatët në Bruksel

Shpërndaje

Rama e zv.kryenegociatorja ftojnë ekspertët të aplikojnë deri më 17 Dhjetor

Në kuadrin e zhvillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria do të shtojë numrin e diplomatëve që shërbejnë në misionin e saj në Bruksel.

Zv.kryenegociatorja, ministrja Adea Pirdeni u bën thirrje të gjithë profesionistëve dhe ekspertëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit të bëhen pjesë e ekipit “TeamAlbania4EU”.

Në faqen zyrtare të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme janë të publikuara edhe pozicionet për të cilat do të kandidohet dhe kriteret.

Thirrja është për 11 vende të reja në misionin tonë diplomatik në Bruksel që nga, Zv Ambasador, Diplomat me gradë Ministër Fuqiplotë, sekretar i parë e deri te ekspertët. Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin deri më datë 17 Dhjetor.