Kronikë e zezëMaqedoni

Policia ndaloi 17 këngëtare dhe valltare, në Tetovë

Shpërndaje

17 femra, këngëtare dhe valltare janë kapur gjatë një aksioni policor në objekte hoteliere në Tetovë. 10 prej tyre shtetase të huaja me leje qëndrimi të përkohshëm, një shtetase e vendit dhe 6 pa leje qëndrimi.

Aksioni është zhvilluar në periudhën prej orës dymbëdhjetë e tridhjetë deri në ora 03.00 pas mesnate, në një objekt hotelerie në rrugën rajonale Tetovë-Zhelinë në dalje nga Tetova.

Sipas policisë së Tetovës, nga gjashtë shtetaset e huaja me qëndrim të parregullt, 3 janë nga Ukraina, një nga Rumania, një nga Kazakistani dhe një nga Franca të cilat u ndaluan në stacion policorë për procedim të mëtejshëm.