Maqedoni

Ribashkimi i ASH-së, Taravari lë të hapur mundësinë/ Shabani: Iniciativën do ta ndërmarrë personalisht

Shpërndaje

Ziadin Sela dhe Arben Taravari vitin 2025 pritet ta nisin me një takim të përbashkët. Kështu të paktën premtohet nga Isen Shabani, nënkryetari i ASH-së, krahu i Selës. Ai në emisionin “Politica” në televizionin Globi, premtoi se iniciativën do ta ndërmarrë personalisht për të ulur Selën dhe Taravarin.

Nuk premton një datë, por le të kuptohet se angazhimin e tij për të ribashkuar dyshen në fjalë do ta bën pas vendimit të Gjykatës se kujtë i takon partia, vendim që pritet të merret diku nga 20 janari.

Në intervistën “5 pyetje FLAKË”, për Flaka, lideri i Aleancës për Shqiptarët – ASH, Arben Taravari është pyetur për këtë bashkëpunim të mundshëm. Taravari ka lënë të hapur mundësinë e ribashkimit të ASH-së.p

Në pyetje nëse do të mund të shohim një Aleancë për Shqiptarët të unifikuar, Taravari thotë që: Jam i hapur të bashkëpunoj me cilindo që ndajmë vizion të njëjtë e që duam pushtet për shtet e jo shtet për pushtet.

A mund të shohim një Aleancë për Shqiptarët të unifikuar, krahu juaj dhe krahu i Ziadin Selës sërisht të gjenden nën një ombrellë ? Me këtë, Aleanca për Shqiptarët – ASH, do të ishte grupi më i madh parlamentar me 10 deputetë shqiptarë?

Arben Taravari: Ideja juaj është kontrusktive. Unë jam i qetë sepse në asnjë moment nuk ofendova apa denigrova figurën e z.Sela i cili ka qenë prej 9 vitesh bashkëpunëtori im i ngushtë. Ai zgjodhi Ali Ahmetin dhe kjo ishte çudi për të gjithë, por le të themi se jeta është ndërtuar edhe me çudi. Jam i hapur të bashkëpunoj me cilindo që ndajmë vizion të njëjtë e që duam pushtet për shtet e jo shtet për pushtet”.