BotaTop Lajme

Sa shpenzoi Elon Musk për ta ndihmuar Trumpin të fitonte zgjedhjet në SHBA?

Shpërndaje

Elon Musk shpenzoi më shumë se 250 milionë dollarë për të ndihmuar Donald Trumpin të fitonte zgjedhjet e këtij viti në SHBA.

Një pjesë e kësaj thuhej se përfshinte një valë të vonë reklamash nga komiteti PAC, në të cilin Musk shpenzoi 20 milionë dollarë.

Por, kjo ishte vetëm një pjesë e kontributit total të raportuar të miliarderit në fushatën e republikanit.

Ai gjithashtu financoi America PAC, një PAC që raportoi se kishte shpenzuar 238 milionë dollarë për të mbështetur garën e presidentit të zgjedhur.

Raporti i fundit i financave të fushatës tregon se miliarderi dhuroi 120 milionë dollarë vetëm në javët e fundit të garës, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Këto para thuhej se ishin shpenzuar shumë për kërkime, mesazhe me tekst dhe reklama dixhitale.

America PAC gjithashtu drejtoi dhurimin e diskutueshëm të parave prej 1 milion dollarësh për t’i bërë votuesit të nënshkruanin peticionin e Musk.

Ndryshe, Amerika PAC është një nga disa komitete kryesore të veprimit politik në SHBA.

Grupe të tilla mund të mbledhin dhe shpenzojnë shuma të pakufizuara parash në mbështetje të kandidatëve politikë, me kusht që të mos koordinohen me fushatat e tyre ose t’u japin para.

Musk është një nga donatorët kryesorë të Trump në këto zgjedhje, por edhe një nga më të dukshmit e tij, duke u shfaqur rregullisht përkrah presidentit të sapozgjedhur.

Trump e zgjodhi atë për të udhëhequr atë që ai e quan “Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë”.