MaqedoniTop Lajme

Sot filloi stina e dimrit, do të zgjasë deri më 20 mars 2025

Shpërndaje

Në hemisferën veriore të Tokës sot në orën 10 e 21 minuta filloi stina e dimrit dhe do të zgjasë deri më 20 mars të vitit 2025, përcjell TV21. Solstiku i dimrit është momenti kur Dielli është në pozitën më të ulët në horizont dhe poli jugor është më afër diellit. Në polin verior është e kundërta, ai është më larg diellit andaj në pjesën veriore nata zgjat më shumë, ndërsa dita më pak.

Nga sot netët ngadalë do të shkurtohen, ndërsa ditët do të zgjaten. Solstiku i dimrit nënkupton fillim të dimrit kalendarik në pjesën veriore të Tokës, ndërsa në pjesën jugore në të njëjtën kohë fillon vera. Sot është dita e 356 e vitit dhe deri në fund të këtij vitit kanë mbetur edhe 10 ditë.

DPHM: Nga dita e hënë pritet të ketë reshje të borës në RMV

Moti sot ishte kryesisht me vranësira, me të reshura të shiut, ndërsa stabilizim të përkohshëm do të ketë nesër dhe pastaj gjatë natës, njoftuan nga DPHM.

Nga dita e hënë nën ndikimin e aktivitetit ciklonik dhe ajrit të ftohtë nga veriperëndimi, do të fillojnë të reshura të reja, kryesisht të borës, përgjatë Vardarit të shiut, posaçërisht në pjesën perëndimore dhe në lindje, ku të hënën të reshurat do të jenë më të mëdha, ndërsa do të rritet edhe shtresa e borës.

Borë do të ketë edhe në vendet më të ulëta.

Të reshura të reja të borës priten nga mesi i javës.