Tragjedi në Shkup, gruaja e moshuar dhe fëmija 9 vjeç bien nga lartësia e një banese
Një grua 69 vjeçe ka ndërruar jetë pasi mbrëmjen e djeshme ra nga lartësia e një banese. Sipas MPB-së, edhe një fëmijë 9 vjeç ka rënë bashkë me gruan e moshuar, por që i njëjti fatmirësisht u ka mbijetuar plagëve.
„Më 03.12.2024, në orën 19:40, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Shkupit u raportua se dy persona kishin rënë nga një ndërtesë në territorin e Kisella Vodës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se gruaja D.S. (69) nga Shkupi ka vdekur nga lëndimet që ka marrë në vendin e ngjarjes, ndërsa një fëmijë 9-vjeçar nga Shkupi ka pësuar lëndime dhe është transportuar në kompleksin klinik „Nëna Terezë“ për ndihmë mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit“ – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.