“Uzurpimi i pronave në veri”, Sveçla: Ky keqpërdorim i realizuar nën flamujt e Serbisë, do të ketë hetim
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sfeçla në lidhje me mbylljen e institucionit paralel të Serbisë në Mitrovicë të Veriut ka thënë se pas materialeve të siguruara nga Policia e Kosovës, bëhet fjalë për një institucion i cili ka qenë jashtëligjshëm dhe ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset për shfrytëzimin e objekteve.
Ministri Sfeçla përmes një postimi në Facebook është shprehur se ky keqpërdorim i realizuar nën flamujt e emblemat e Serbisë, do të ketë hetim.
“Në respektim të plotë të legjislacionit tonë, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të përpjekjeve të përbashkëta në luftim të çdo ilegaliteti brenda vendit tonë, sot është mbyllur edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Sipas materialeve të siguruara nga Policia jonë, bëhet fjalë për një institucion i cili jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre. Ky keqpërdorim i realizuar nën flamujt e emblemat e Serbisë përveç që është mbyllur sot, do të hetohet deri në fund”, ka shkruar Sveçla.