MaqedoniTop Lajme

VLEN i reagon Selës: Gjyqësori nuk ç’kapet me Musa Xhaferin dhe Blerim Bexhetin

Shpërndaje

VLEN ka reaguar ndaj akuzave të Ziadin Selës. Nëpërmjet një komunikate, partitë shqiptare në pushtet thonë se “është ironike dhe patetike që të dilet para qytetarëve për një çështje që janë të përlyer e të njollosur pa fund”.

Nga VLEN thonë se “është e pakuptimtë të kërkosh veting nën logon e partisë e cila mbanë vulë amerikane për ndikim në gjyqësor”.

“Se Ziadin Sela është fundosur nën ndikimin e tymit të duhanit të Ali Ahmetit është e pa diskutueshme, por ne si VLEN assesi nuk do të lejojmë që të tentohet të manipulohen qytetarët në këtë formë. Ziadin nuk çkapet gjyqësori me Musa Xhaferin e Blerim Bexhetin, këtë e di ti edhe më mirë. Por, fatkeqësisht ti je i kapur nga këta. Prandaj, së pari çkapu nga partia non grata e pastaj çdo thirrje e jotja për çkapje do të ketë kuptim e rëndësi”.

“Derisa je nën ombrellën e partisë non grata secilën fjalë që e thua sot është sulm ndaj Ziadinit dje, nëse je në gjendje që çdo ditë që vjen ta sulmosh e kundërshtosh të djeshmen tënde, të shkoftë mbarë e mirë”.

“Kur jemi te ndikimet në gjyqësor, u dëshmua edhe nga ambasada amerikane se eksponentët e cilës parti kanë ndikuar, Artan Grubi, me aminin e shefit të Ziadin Selës, Ali Ahmetit, kanë bërë ndikim të hatashëm në gjyqësor e kudo tjetër. Kjo epokë ka marrë fund, përgjegjësia e llogaridhënia kanë trokitur në dyert e atyre që edhe po shkojnë për vizita private për të mos u kthyer më”, thuhet në reagimin e VLEN-it.