Bota

Zelenskyy: Uniteti i SHBA-së dhe BE-së është i nevojshëm për të shpëtuar Ukrainën

Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se uniteti midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian është i nevojshëm për të ndaluar presidentin rus Vladimir Putin dhe për të shpëtuar Ukrainën, transmeton Anadolu.

Zelenskyy po merr pjesë në Samitin e liderëve të BE-së në Bruksel, ku situata në Ukrainë do të jetë një nga temat kryesore. Ai deklaroi se çështja prioritare që do të potencojë në samit është mbrojtja e sektorit të energjisë.

“Unë po flas për sigurinë dhe termocentralin bërthamor. Nëse diçka nuk shkon mirë, kjo do të jetë e rrezikshme jo vetëm për Ukrainën por edhe për Evropën. Është e rëndësishme se si ne i do t’i shpëtojmë depot e gazit”, tha Zelenskyy.

Ai shtoi se çështja tjetër që do të diskutojë me krerët e BE-së është rritja e kapacitetit të prodhimit ushtarak. “Kjo me të vërtetë funksionon dhe ndihmon. Rezultatet ne i shohim në fushën e betejës”, tha Zelenskyy.

Sipas tij, një tjetër pikë e rendit të ditës është garantimi i sigurisë së fëmijëve në Ukrainë dhe mbrojtja e shkollave nga bombardimet. “Ka një çështje që do të jetë shumë e rëndësishme për ne, veçanërisht nga fillimi i vitit të ardhshëm. Ne kemi nevojë për unitetin e BE-së dhe SHBA-së. Kjo është një nevojë për dhe shumë e rëndësishme. Nëse SHBA-ja dhe BE-ja bëhen bashkë mund ta ndalojnë (presidentin rus Vladimir) Putinin dhe të shpëtojnë Ukrainën”, nënvizoi Zelenskyy.

Zelenskyy dje u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në rezidencën e tij gjatë vizitës dy-ditore në Bruksel. Para këtij takimi, presidenti ukrainas tha se do të fliste mbi “garancitë e sigurisë” për vendin e tij dhe se ishte e rëndësishme që Evropa të kishte një qëndrim të përbashkët.