BotaTop Lajme

Baerbock pasi lideri sirian nuk i zgjati dorën: E dinim që do të ishte kështu

Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka folur pasi lideri de fakto i Sirisë, Ahme dal-Sharaa, nuk i zgjati dorën gjatë takimit të tyre në Damask të premten.

Baerbock shkoi në Siri së bashku me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Noel Barrot, që përfaqësoi vizitën e parë nga Bashkimi Evropian në këtë vend që nga rënia e regjimit të ish-presidentit Bashar al-Assad.

Me të mbërritur në Damask, al-Sharaa shtrëngoi duart me Barrotin, por jo me Baerbockun. Por ministrja gjermane ka thënë se ishte e vetëdijshme për një gjë të tillë.

“Ndërsa udhëtova këtu, e kisha të qartë se nuk do të kishte shtrëngim duarsh të zakonshëm. Ishte gjithashtu e qartë se jo vetëm unë, por edhe ministri i Jashtëm francez e ndante këtë mendim. Dhe në përputhje me rrethanat, edhe ministri i Jashtëm francez nuk e zgjati dorën”, ka thënë Baerbock.

Një video e momentit e postuar në rrjetet sociale tregon Barrotin që mesa duket fillon të zgjasë dorën, por më pas ndalon të ketë shtrëngim duarsh normal.

Në një deklaratë në “X”, Barroti ka thënë se kanë marrë “garanci nga autoritetet e reja siriane se do të ketë pjesëmarrje të gjerë, veçanërisht të grave, në tranzicionin politik”.

Për shkak të pikëpamjeve fetare, al-Sharaa nuk shtrëngon duart me gratë.