RajoniTop Lajme

Banka Ekonomike hap degën e 33-të në Leposaviq, Kurti: Urime qytetarëve të Leposaviqit dhe punë të mbarë!

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka shkuar në Leposaviq. Kurti në këtë komunë shkoi për një çështje që lidhet me ekonominë.

Ai njoftoi se në Leposaviq sot është hapur dega e 33-të e Bankës Ekonomike në Kosovë.

Njoftimi nga KURTI:

Mbi 300 biznese janë hapur dhe afër 500 qytetarë nga komuniteti serb janë punësuar në veri të Kosovës gjatë vitit 2024. Sot, Banka Ekonomike e hapi degën e 33-të të saj në Kosovë, kësaj radhe në Leposaviq, duke ofruar shërbime moderne për biznese dhe qytetarë, e të cilat i ofron edhe në secilën pikë tjetër në Kosovë, vetëm se këtu tash me pajisje të reja të teknologjisë së fundit. Banka aktualisht ka pesë punëtorë, tre serbë e dy shqiptarë.
Urime qytetarëve të Leposaviqit dhe punë të mbarë!