MaqedoniTop Lajme

Bilall Kasami i jep 40 mijë denarë fëmijës së parë në Tetovë për 2025

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Tetovë, Bilal Kasami i ka dhuruar familjes një çek prej 40.000,00 denarëve me rastin e lindjes se djalit të tyre në natën e Vitit të Ri, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

EDHE KY VIT FILLON PËR SË MBARI!
❤️Bashkërisht me bashkëshorten time Ajshen, drejtorin e spitalit si dhe kryesuesin e Këshillit Komunal vizituam Repartin e Gjinekologjisë ku qytetit tonë sot iu shtua edhe një banor, YLLI! Falë Zotit ai është shëndoshë e mirë. Kështu, në shenjë simbolike iu dhurova familjes një çek prej 40.000,00 denarëve. Ndërsa, sot, kësaj klinike iu shtuan edhe disa inkubator donacion nga vëllai ynë, Isa Fazlija!
☺️Falënderojmë stafin mjekësor për përkujdesjen e tyre të vazhdueshme ndërsa Yllit i urojmë shëndet e jetë të gjatë!
Urime!