MaqedoniTop Lajme

Bujar Osmani: Ejani në zgjedhje ti qartësojmë dilemat

Shpërndaje

Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka komentuar anketën e fundit të Institutit Anketues IKPSJ ku BDI printe dukshëm ndaj koalicion VLEN për nga përkrahja qytetare.

Osmani ka ironizuar me interpretimin e anketës, teksa ka bërë thirrje dhe për të shkuar në zgjedhje.
“Çfarë gabimi paskemi bërë!
Pyetjen “Me cilën parti jeni më të afërt” e paskemi lexuar si “Cilën parti e mbështesni.”
Na falni për këtë interpretim kaq të vështirë për ta kuptuar!
Ejani në zgjedhje t’i qartësojmë dilemat!” ka shkruar Osmani.