MaqedoniTop Lajme

Buxheti i UT-së rritet për 6 milionë euro! Aliu: Në 2025-tën, UT buxhet 18 milionë euro, UNT 4.8 milionë euro

Shpërndaje

Zëvendësministrin e arsimit, Lulëzim Aliu në një konferencë për shtyp njoftoi se buxheti i UT-së është rritur për 6 milionë euro nga 12 milionë sa ka pasur vitin e kaluar këtë vit do të ketë një buxhet prej 18 milionë euro, kurse UNT-ja do të ketë buxhet prej 4.8 milionë euro.

Konferenca për shtyp:

Të nderuar qytetarë dhe të nderuar media,
VLEN përkushtohet për rritjen e cilësisë në arsim, pasi ne vlerësojmë që hallka më e rëndësishme e sistemit shtetëror është arsimi, në fakt për ne ky është faktori kryesor për krijimin e një perspektive të re e produktive. Për vitin 2025 Qeveria ka vendosur rritje të hatashme të buxhetit për arsim si asnjëherë më parë. Pra, po flasim për një buxhet që do të arrijë vlerën e 38 miliardë denarë. VLEN ka rritur buxhetin për arsim në krahasim me vitin e kaluar. Kjo tregon seriozitetin dhe angazhimin e VLEN-it për fushën më delikate atë të arsimit që ishte në letargji totale.
Me krenari, kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë informojmë publikun e gjerë që VLEN ka rritur edhe buxhetin për Universitetin e Tetovës, ku gjatë vitit 2025 janë paraparë 18 milionë euro, derisa buxheti i po të njëjtit universitet gjatë vitit 2024 ishte 12 milionë euro. Pra, kemi rritje për 6 milionë euro për këtë vit. Ky pra është ndryshimi nga plani në terren.
Përgjegjësia jonë nuk përfundon me kaq, sepse qasja jonë nuk është selektive e as e përgjysmuar, ne kujdesemi për universitetet tona publike me shumë kujdes sepse e dimë edhe historikun e themelimit të tyre. Prandaj, ngjashëm sikurse për Universitetin e Tetovës që ndamë buxhet shumëfish më të lartë sesa vitet paraprake. Edhe për Universitetin Nënë Tereza për vitin 2025 janë ndarë 4.8 milionë euro.
Të nderuar qytetar,
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në vitin 2025 përgatiti rritjen e cilësisë së mësimdhënies, përmes përmirësimit të infrastrukturës arsimore, reformës së sistemit të financimit përmes granteve dhe sigurimin e cilësisë dhe efektivitetit në arsimin e lartë në përputhje me praktikat e mira evropiane.
Koalicioni VLEN përkushtohet me përgjegjësi të lartë edhe për arsimin e mesëm ku kemi paraparë rritje të buxhetit në vitin 2025 deri në 29 milionë euro. Duke rritur edhe pagat e mësimdhënësve si në arsimin fillor ngjashëm edhe në atë të mesëm. Qeveria jonë do të vazhdojë të angazhohet të bëjë rikonstruksionin e shkollave fillore dhe ndërtimin e sallave sportive në shkollat fillore.
Gjithashtu, gjatë këtij viti jemi të vendosur që të angazhohemi në përmirësimin e cilësisë së jetës së studentëve, duke i përmirësuar kushtet në konviktet studentore. Qeveria ka paraparë rritje të madhe të fondeve buxhetore të planifikuara për Rehabilitimin Energjetik të konvikteve, ku buxheti i projektuar për vitin e ardhshëm fiskal është gjashtë milionë euro pa përmendur ndërtimin e kampusit.
VLEN përkushtohet për qeverisje të mirë, cilësi më të mirë në arsim, kushte më të mira për nxënësit e studentët tanë. Sepse, këta janë aset kombëtar i këtij vendi prandaj edhe si të tillë duhet t’i trajtojmë. VLEN është e ardhmja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Nxënësit e studentët janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit e rajonit.