Bota

Erdoğan: Türkiye do të vazhdojë të ekspozojë realitetet në Gaza

Shpërndaje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Ankaraja do të vazhdojë të ekspozojë realitetet në Gaza, ku një armëpushim prej 3-fazash ka hyrë në fuqi më 19 janar, transmeton Anadolu.

Siç njofton Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës, në takimin me kreun e Këshillit Shura të Hamasit, Muhammad Darwish, në kompleksin presidencial në Ankara, Erdoğan shprehu shpresën për përfundimin e suksesshëm të fazës së dytë dhe të tretë të armëpushimit, e cila përfundimisht do të çojë në një tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza dhe fillimin e rindërtimit.

Erdoğan tha se lufta 471-ditore e grupit palestinez në Gaza riafirmoi se shpirti i rezistencës do të qëndrojë, si dhe vlerësoi përpjekjet e grupit.

Që nga 7 tetori 2023, Izraeli ka vrarë të paktën 47 mijë njerëz në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, shefi i inteligjencës, İbrahim Kalın, këshilltari kryesor i presidentit, Akif Çağatay Kılıç dhe zyrtarë të tjerë.