Maqedoni

Gashi i ftuar në inaugurimin e presidentit Donald J. Trump në Washington

Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të donald Trump si president, që do të mbahet më 20 janar 2025 (të hënën) në Uashington.

“Ju njoftojmë se më 20 janar 2025, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Afrim Gashi do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ftesa dhe pjesëmarrja e Kryetarit Gashi në këtë ngjarje ka një rëndësi të veçantë, pasi forcon dhe thekson partneritetin e palëkundur dhe marrëdhëniet e ngushta midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, duke dëshmuar angazhimin për një bashkëpunim të vazhdueshëm në të gjitha fushat”, bëjnë të ditur nga kabineti i kryeparlamentarit Afrim Gashi.