RajoniTop Lajme

I shiti Naim Muselit armën me të cilën u ekzekutua Liridona Ademaj, ja me sa vite burg u dënua Tomë Dodaj

Shpërndaje

Tomë Dodaj, i cili i shiti Naim Muselit armën me të cilën u ekzekutua Liridona Ademaj, është dënuar me 5 vite burg.

naim murseli liridona ademaj

Gjithashtu ndaj tij togat e zeza caktuan 5 mijë euro gjobë, pasi Tomë Dodaj pranoi fajësinë për shitjen e armës që u përdor për vrasjen e 30-vjeçares.

Gjyqtarja e çështjes deklaroi se Tomë Dodaj do t’i llogaritet koha në paraburgim nga data 9 dhjetor 2023 deri më datën 17 prill 2024.

Ai u dënua për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Naim Murseli, bashkëshori i viktimës, i akuzuari kryesor dhe i dyshuar si porositës i krimit, është deklaruar se ndjehet “plotësisht i pafajshëm”.

Ndërsa vrasësi i dyshuar me pagesë, Granit Plava dhe kushëriri i Naimit, Kushtrim Kokalla s’janë deklaruar lidhur me fajësinë e tyre.

Gjyqtarja deklaroi se nëse shpallen fajtorë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla mund të dënohen nga 10 vjet deri me burgim të përjetshëm.

Plani për vrasjen

Naim Murseli ia ka paraqitur fillimisht planin kushëririt të tij, Kushtrim Kokolla për ekzektutimin e bashkëshortes, Liridona Ademaj. Madje i ka propozuar Kushtrimit të kryente vrasjen, por ky i fundit ka refuzuar.

Megjithatë, për të ndihmuar Naim Murseli, kushëriri i tij ka hyrë si ndërmjetës për gjetjen e vrasësit me pagesë që do merrte përsipër krimin duke e prezantuar me Granit Plavën për një shumë prej 30 mijë euro.

“Fillimisht, Kokalla ka refuzuar e më pas ka gjetur të pandehurin e dytë, Granit Plava, me të cilin e ka njoftuar Naim Murselin dhe që të tre janë dakorduar që Graniti të kryejë vrasjen me marrëveshje që Naimi t’ia paguajë kompensimin në shumën prej 30 mijë euro”, thuhet në dosje.

Ndërsa arma me të cilën u vra Liridona Ademaj u sigurua nga vetë Naim Murseli. Ai bleu armën me 20 fishekë për 280 euro, nga i akuzuari Tom Dodaj.

Ndërsa në dosje detajohet momenti i ekzekutimit të 30-vjeçares nga Ganit Plava, e cila në momentin që u qëllua me plumb në kokë ishte në automjet me dy djemtë e mitur dhe Naim Murseli.

Sipas akuzës, ky i fundit e ka mbajtur nga krahu bashkëshorten në mënyrë që ajo të mos largohej.

Sipas dosjes së prokurorisë së Prishtinës, Naim Murselit i lindi mllefi dhe dëshira për hakmarrje për shkak të problemeve në çift, duke bërë planin për ta larguar Liridonën nga jeta e tij.

“Për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, gjatë të cilave kanë lindur mllefi dhe dëshira për hakmarrje tek i pandehuri i parë Naim Murseli, ky i fundit ka bërë planin ta largojë tani të ndjerën Liridona nga jeta e tij”, thuhet në dosje.

Gjithashtu në aktakuzë thuhet se “pas datës 25 qershor 2022, kur është paguar polica e sigurimit jetësor në emër të Liridona Murselit me kompaninë Folksam, në shumën prej 3.000.000 kruna suedeze, me qëllim që pas vrasjes të ketë edhe dobi financiare, Naimi të pandehurit të tretë (Kushtrim Kokalla), ia ka shpalosur planin e likuidimit të bashkëshortes së tij dhe nga ai ka kërkuar të gjejë mundësi për vrasjen e saj.”