Maqedoni

Ilire Dauti jep dorëheqje nga funksioni i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini

Shpërndaje

Deputetja dhe kryetarja e Komisionit për Politikë Sociale, Ilire Dauti, sot dorëzoi dorëheqjen e saj në nga ky organ kuvendor.

Kjo ndodh pasi të premten, deputetët votuan një interpelancë për të si kryetare e Komisionit.

Edhe pse ajo kërkoi 15 minuta në foltore për të shpjeguar dorëheqjen e saj, megjithatë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, nuk ia lejoi.