Inaugurohet ambasada e Shqipërisë në Ukrainë, Hasani: Bashkë për një Evropë të fortë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ishte i pranishëm në inaugurimin e ambasadës së Shqipërisë në Ukrainë, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.
Njoftimi nga ministri HASANI:
Përfundova vizitën time në Kiev, duke patur nderin të inauguroj ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë , përkrah kolegut tim Andrii Sybiha.
E hapur gjatë agresionit të vazhdueshëm rus kundër Ukrainës dhe e dëmtuar nga sulmet e fundit me raketa ruse, ambasada qëndron jo vetëm si një urë për bashkëpunimin afatgjatë midis vendeve tona, por edhe si një dëshmi për qëndrueshmërinë tonë dhe angazhimin e përbashkët për një të ardhme në paqe e progres dhe të një Evrope të bashkuar, të fortë dhe të begatë.