RajoniTop Lajme

​Kapen armë e municion në Breznicë të Obiliqit

Shpërndaje

Policia e Kosovës, me autorizim të prokurorit të shtetit, sot rreth orës 10:00 ka kryer një kontroll në një shtëpi në Breznicë të Obiliqit.

Në njoftim thuhet se policia me këtë rast ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe municion.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen dy armë zjarri dhe municion në Breznicë të Obiliqit
Sot rreth orës 10:00, Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në fshatin Breznicë të Obiliqit, kanë ushtruar kontroll në një shtëpi, (pronë e të dyshuarit që kishte ekspozuar armët në rrjete sociale), ku kanë gjetur dhe sekuestruar:
-dy armë zjarri dhe municion
Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën:
– Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve.