BotaTop Lajme

Krimi në Mal të Zi, ministri i Brendshëm konfirmon: Autori ka vrarë edhe anëtarë të familjes së tij

Shpërndaje

Ministri i Brendshme malazez Danilo Sharanoviq ka njoftuar se në tragjedinë e Malit të Zi që la pas 7 viktima dhe 4 të plagosur, ka humbur jetën pronari i restorantit “Velestovo” dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Sharanoviq tha gjithashtu se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarët e familjes së autorit të krimit Aco Martinoviqit.

“Të gjitha kapacitetet në dispozicion të administratës policore, në krye me drejtorin e Drejtorisë së Policisë, ndodhen në Cetinje me qëllim që të dyshuarit për këto vrasje t’i hiqet liria, disa persona janë vrarë, duke përfshirë pronarin e lokalit dhe disa anëtarë, të familjes së tij, si dhe anëtarëve të familjes së të dyshuarit për vrasje”, njoftoi ministri Saranoviq.

Shtatë persona, mes tyre dy fëmijë mbetën të vdekur nga krimi makabër pasditen e sotme në Cetinje.

Policia kpo punon për kapjen e autorit të ngjarjes, ndërkohë është gjetur automjeti i braktisur.