RajoniTop Lajme

Kurti e viziton në shtëpi ish të burgosurin politik, Mentor Kaçin

Shpërndaje

Kryeministri i vendit Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar, ish të burgosurin politik, filmbërësin dhe piktorin e njohur, Mentor Kaçin.

Kurti përmes njv postimi në rrjetin social Facebook thotë se veprimtaria e Kaçit dëshmon lidhjen e fortë mes krijimtarisë artistike dhe përkushtimit kombëtar.

“Për vizitë te Mentor Kaçi, ish i burgosur politik, filmbërës dhe piktor i njohur. Dy herë i burgosur për idealet e lirisë – në vitin 1981 për pesë vjet dhe në vitin 1991 për shtatë vjet. Ai bashkë me shokë tjerë i qepën uniformat e para të Ushtrisë së Kosovës. Veprimtaria e tij si artist dhe aktivist dëshmon lidhjen e fortë mes krijimtarisë artistike dhe përkushtimit kombëtar. Në Gjakovë, Mentor Kaçi gëzon respekt të madh për rolin e tij historik dhe artistik. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë dhe të shpreh vlerësimin tonë për sakrificën dhe trashëgiminë e tij që është shembull frymëzimi për brezat e rinj”, ka shkruar Kurti në Facebook.