RajoniTop Lajme

Kurti: Mitrovica sot është më e plotë se asnjëherë më parë prej çlirimit të vendit

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbajtur takim në Mitrovicë, ku tha se ky qytet ka pësuar më së shumti pas luftës.

Ai tha se në përmbyllje të mandatit të qeverisë së tij, Mitrovica e Trepçës dhe e minatorëve, e Ujmani, e Isa Boletinit, e kulturës dhe sportit është më e plotë se asnjëherë më parë.

“Në përmbyllje të mandatit tonë të parë, Mitrovica e Trepçës dhe e minatorëve, e Ujmanit, e Isë Boletinit, e kulturës dhe sportit, është më e plotë se asnjëherë më parë prej çlirimit të vendit dhe më e gatshme se kurdoherë për të vazhduar rrugëtimin e ndryshimit që nisi më 14 shkurt 2021 dhe zhvillimit që do të vijojë e të marrë hov të ri edhe pas 9 shkurtit 2025”.

“Nga zotimet te progresi në ekonomi, drejtësi, bujqësi dhe shëndetësi e deri te siguria e sovraniteti cep më cep në tërë republikën tonë. Ju faleminderit për mikpritjen sot në Teatrin “Muharrem Qena” që është rinovuar tërësisht nga ministria jonë e Kulturës”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Ai paralajmëroi se në Mitrovicë do të jetë sot një javë në Sallën e Sporteve “Minatori”.