Rajoni

Kurti: Qeveria jonë është qeveri e barazisë dhe zhvillimit

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vazhduar fushatën e tij elektorale në Kaçanik.

Ai ka thënë se fuqizimi i grave na sjell barazinë, duke shtuar se Qeveria e tij është qeveri e barazisë dhe zhvillimit.

“Rritjen e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje e kemi nisur nga Lëvizja jonë ku në kryesi 40 përqind të anëtarëve janë gra. Të njëjtin model e frymë e kemi ndjekur edhe në institucionet publike, e posaçërisht në ato ndërmarrje publike që gratë i kryesojnë, nga humbja i kanë kthyer me fitim. Kemi më shumë gra të punësuara, edhe në polici dhe ushtri, gjersa mandatin e ardhshëm do t’ia shtojmë masave tona të punësimit edhe Superpunën për Gratë”, shkruan Kurti në Facebook.