RajoniTop Lajme

Kurti: S’besoj që SHBA-ja do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka quajtur të fortë marrëdhënien e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, ka bërë një ndarje sa i përket prioriteteve nën administratën Trump 1 dhe pasuesen e saj, atë të Bidenit.

Kurti i ka përmendur marrëveshjet ekonomike të arritura midis Kosovës dhe Serbisë, për çka ka thënë se kjo ishte qasja e asaj kohe (Administrata Trump 1) për promovim stabiliteti.

Për të përditshmen spanjolle “El Mundo”, Kurti për administratën Biden ka thënë se ka forcuar institucionet demokratike në Ballkan.

“Kosova mban një marrëdhënie të fortë bilaterale me Shtetet e Bashkuara, bazuar në përkushtimin e saj të vazhdueshëm për sovranitetin tonë dhe integrimin tonë në BE dhe NATO. Gjatë mandatit (v.j. të parë) të Trumpit, marrëveshjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishin prioritizuar për të promovuar stabilitetin, ndërsa administrata e Bidenit forcoi institucionet demokratike në Ballkan. Edhe pse këto dallime reflektojnë ndryshime në qasje, nuk besoj se Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës; Ne punojmë ngushtë me Uashingtonin”, ka thënë Kurti.

Ndërsa për mosnjohjen e Kosovës nga Spanja, Kurti ka thënë se ka vende të tjera brenda BE-së që kanë lidhje më të forta me Serbinë sesa Spanja, e megjithatë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.