RajoniTop Lajme

LAJMI I FUNDIT: Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake, arrestohet një person

Shpërndaje

Sot më 17 janar 2024, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion në qytetin e Mitrovicës Veriore, pas marrjes së informacioneve mbi dyshime për prani të mjeteve të rrezikshme.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person, konfiskohen mjete shpërthyese (granata dore), municion, një sasi e kartelave grafike, si dhe mjete tjera të dyshuara
Mitrovicë Veri , 17 Janar 2025
Me datën 17.01.2024, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka mjete të dyshuara, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në qytetin e Mitrovicës Veriore. Kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në objektet përcjellës të saj. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete shpërthyese (granata dore), municion si dhe mjete të tjera të dyshuara.
Kartelat grafike (RIGAT) për prodhimin e kriptovalutave janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës
Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe konfiskuar janë:
• Katër mjete shpërthyese (granata dore M79)
• Tetë gaz maska me filtër dhe dy filtër rezervë
• Dhjetë USB
• Një pajisje optike për snajper “tasco 6×40”
• Një çantë me pajisje optike për armë (Bushnell)
• Një pelerin për snajper
• Një krehër me pesë (5) fishek për armë të gjatë
• Një kuti me pesëmbëdhjetë fishek për armë të gjatë 7.9mm
• Nëntëdhjetë e nëntë (99) fishek për armë gjuetie
• Dy fishek te pistoletes
• Dy telefona
• Një sim kartel
• Katër mbushës (adapter) për radio lidhje (motorolla)
• Një bateri dore
• Një maicë e zezë me foto dhe mbishkrim (KOCOBCKИ BИTEZOBИ)
• Një shufër metalike
• Një busulle ushtarake
• Pajisje, dritë rotative për veturë
• Pajisje për pastrim të armëve
• Një palë pranga me fotroll
Në lidhje me rastin është arrestuar personi i dyshuar (M.B ) viti i lindjes 1988, i cili është shoqëruar në stacioni policor ku në prezencën avokatit mbrojtës është mbrojtur në heshtje.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit me aktvendim, të cilit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ky operacion pasqyron përkushtimin dhe përpjekjet tona për të garantuar sigurinë publike, për respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim, të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë për të na ndihmuar në misionin tonë për të ruajtur paqen dhe sigurinë.