Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se Kosova e ka mbështetjen e plotë nga administrata e re amerikane e udhëhequr nga Donald Trump.
E para e vendit, duke folur për mungesën e saj në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan tha se ajo ka vepruar njëjtë si shumë liderë botërorë të cilët kanë pasur ftesë, por kanë autorizuar nivel më të ulët të përfaqësimit.
Megjithatë, ajo tha se e ka pasur mundësinë që më herët të flas me presidentin e ri amerikan, në Samitin e Parisit, ku sipas saj ka zhvilluar bisedë përmbajtjesore për Kosovën.
Krahas kësaj, Osmani tha se ka mbi një vit që ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të republikanëve. Bazuar në këto, sipas saj, Kosova do të ketë mbështetjen e fuqishme edhe përgjatë administratës Trump, raporton Kp.