Osmani: Në Reçak, 26 vjet më parë njerëzorja dhe mizorja patën ndeshjen më makabre
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 26-të të Masakrës së Reçakut, ka thënë se ky fshat i vogël ka histori të madhe.
Postimi i plotë:
Sot ishim në Reçak, në fshatin e vogël me histori të madhe, aty ku 26-vjet më parë, njerëzorja dhe mizorja patën ndeshjen më makabre në këtë pjesë të Evropës.
Kujtesa jonë është mburojë kundër harresës dhe garanci që krime të tilla nuk do të përsëriten kurrë më.
Të rinj, të reja e fëmijë që takuam sot, janë brezi i ri i Reçakut, pasardhësit e viktimave, që dëshmojnë pathyeshmërinë e qëndresën e popullit tonë, përkundër sakrificës e dhimbjes së madhe.
Lavdi martirëve e dëshmorëve të Reçakut!