Presidenti Erdoğan: Në Siri po lind sërish dielli
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij është marrë me çdo aspekt që ka të bëjë me Sirinë dhe tani ky vend po përjeton sërish diellin pas rënies së regjimit të Bashar Asadit, raporton Anadolu.
“Ne nuk bëmë hap drejt Sirisë, por e sollëm Sirinë në gjendjen aktuale duke u marrë me çdo aspekt të saj. Tani në Siri po lind sërish dielli”, tha Erdoğan në një kongres të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në provincën Ordu.
Bashar Asad, lideri i Sirisë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, që kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.
Kjo erdhi pasi luftëtarët e grupit Hayat Tahrir al-Sham çliruan qytetet kryesore në një ofensivë të shpejtë që zgjati më pak se dy javë.
Përgjegjësinë për udhëheqje e përkohshme e ka marrë një administratë e re e udhëhequr nga Ahmed Sharaa.