Presidentja nuk nënshkruan Ligjin, Limani: Çertifikatat edhe në gjuhën shqipe se ndryshe nuk bën dhe nuk bëhet
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova më 31 dhjetor 2024 i ka dërguar njoftim kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi se nuk do ta nënshkruajë dekretin për Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, pasi sipas saj, amendamentet e votuara përmbajnë disa dispozita kontroverse. Kjo i referohet amendamenteve për licencat në dy gjuhë.
“Dëshiroj t’ju rikujtoj se mënyra e përdorimit të gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj cirilik, dhe gjuha që flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimi i saj tashmë janë të rregulluara me ligj”, thuhet në sqarimin e Siljanovskës.
Ndërkohë që ka reaguar Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani i cili ka bërë me dije se Çertifikatat për çerdhe do të jenë edhe në gjuhën shqipe se ndryshe nuk bën.
“ÇERTIFIKATAT, për shqiptarët edhe në gjuhën shqipe sepse ndryshe s’bën dhe s’do të bëhet”, shkruan kështu ministri Limani.