RajoniTop Lajme

Rama niset drejt Italisë: Do prezantoj “Giro d’Italia”-n. 200 televizione do japin ngjarjen sportive që nis nga Shqipëria. Bukuritë e vendit në sytë e 800 mln shikuesve

Shpërndaje

Kryeministi Edi Rama u nis sot drejt Italisë. Përmes një video të publikuar në llogarinë e tij të Facebook nga aeroporti i Rinasit, kreu i qeverisë njofton se po udhëton për në Romë për të prezantuar garën Giro d’Italia, e cila do të nisë nga Shqipëria.

Për kreun e qeverisë kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive që transmetohet nga 200 televizione të botës dhe se mbi 800 milionë shikues do njihen me bukuritë e vendit tonë.