RajoniTop Lajme

Rama publikon pamje/ Liqeni i Ulzës kremton sot shpalljen “Park Natyror”

Shpërndaje

Liqeni i Ulzës kremton sot shpalljen “Park Natyror” si një prej destinacioneve ekoturistike më interesante në Qarkun e Dibrës.

Sipas pamjeve të publikuara nga Kryeministri Edi Rama në “Facebook”, puna mbi Projektin “Rehabilitimi në Parkun Natyror ‘Liqeni i Ulzës’” ka nisur prej muajsh, e cila do të mundësojë një infrastrukturë cilësore të parkut dhe zonës përreth tij.

“Liqeni i Ulzës kremton sot shpalljen “Park Natyror” duke qenë një prej destinacioneve ekoturistike më interesante në Qarkun e Dibrës, ku prej disa muajsh po implementohet projekti mbi Rehabilitimin e Parkut dhe zonës përreth tij që do të mundësojë infrastrukturë cilësore, shtigje të reja natyrore, krijim të hapësirave rekreative, Qendër Vizitorësh, restaurim të urave simbol si edhe rivitalizimin dhe përfshirjen e hidrocentralit të Ulzës në itinerarin turistik duke e rilindur krejt këtë zonë.”