Maqedoni

Shtyhet sërish seanca për Spitalin modular në Tetovë!

Shpërndaje

Për të katërtën herë është prolonguar rigjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës pasi që një vendim të tillë solli Gjykata e Apelit Gostivar pas seancës publike në prill të vitit 2024, ndërkaq pas aktvendimit fillestar të 5 qershorit të vitit 2023.

Si më 5 nëntor 2024, edhe sot seanca u prolongua për shkak të mungesës së gjykatësit Jordan Vellkovski, i cili ndodhet në pushim mjekësor.

Gjykatësja e cila e zëvendësonte, e caktoi fillimin e gjykimit për më 18 mars të këtij viti, në orën 10:00.