Bota

“Të uroj gjithë të mirat, Zoti të bekoftë…”, zbulohet se çfarë shkroi Biden në letrën e tij për presidentin Trump para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë

Shpërndaje

Presidenti Trump, pasi u kthye në Zyrën Ovale më 20 janar konfirmoi se Presidenti Biden i la atij një letër në tavolinën si një vazhdim i traditës së gjatë të presidentëve në largim që shkruanin shënime për pasardhësit e tyre.

Zbulimi erdhi pasi një gazetar e pyeti Trumpin nëse kishte marrë një letër.

Presidenti i SHBA më pas hapi sirtarët e tavolinës dhe gjeti zarfin e shënuar me një “47” të shkruar me dorë të nënvizuar me laps.

Ai bëri para kamerave një batutë duke thënë: “Ndoshta duhet ta lexojmë të gjithë së bashku”.

Pasi e lexoi ai përshkroi letrën e Biden si “një letër të bukur dhe frymëzuese”. Ai gjithashtu tha se e vlerësoi gjestin.

Megjithatë, nga ana e tij, Joe Biden refuzoi t’i referohej përmbajtjes së letrës duke thënë se “kjo është mes meje dhe Trump”.

Ai vetë mori një letër nga Trump në vitin 2021, të cilën e përshkroi si “shumë bujare”.

Letra e Biden për Trump

“I dashur President Trump,

Ndërsa largohem nga kjo detyrë e shenjtë, ju uroj ju dhe familjes tuaj çdo të mirë në katër vitet e ardhshme. Populli amerikan – dhe njerëzit në mbarë botën – kërkojnë nga kjo shtëpi qëndrueshmëri në stuhitë e pashmangshme të historisë dhe lutja ime është që vitet e ardhshme të jenë një kohë prosperiteti dhe paqeje kombin tonë.

Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë ashtu siç e ka bekuar dhe udhëhequr vendin tonë të dashur që nga themelimi ynë.

Joe Biden
1-20-25”