Tërmet në Turqi, ja sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar këtë të premte në orën 16:51 në Detin Mesdhe, në Gjirin e Antalias, raportojnë mediat turke.
Sipas informacioneve në faqen e Shërbimit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, u konstatua se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej shtatë kilometrash.
Guvernatori i qarkut të Alanyas Fatih Urkmezer tha se tërmeti është ndjerë në pjesën qendrore të kësaj zone dhe konfirmoi se ekipet e ekspertëve janë në terren duke hetuar tërmetin.
“Nuk ka asnjë lajm negativ në këtë moment”, tha Urkmezer dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos bëjnë panik.
https://www.emsc-csem.org/Earthquake_information/earthquake.php?id=1751718
Detaje:
Magnitude 4.6
Region WESTERN TURKEY
Date time 2025-01-03 13:51:03.2 UTC
Location 36.410 ; 31.923
Depth 11 km
Distance 116 km ESE of Muratpaşa, Turkey / pop: 450,000 / local time: 16:51:03.2 2025-01-03
16 km SSW of Alanya, Turkey / pop: 112,000 / local time: 16:51:03.2 2025-01-03
Source parameters reviewed by a seismologist