Maqedoni

Ulje tatimore tek tatimi i të ardhurave personale dhe tatimi i fitimit

Shpërndaje

Drejtoria për të ardhura publike i përkujton ushtruesit e veprimtarisë të cilët udhëheqin libra afaristë dhe obliguesit tatimorë për tatimin e fitimit të cilët gjatë vitit 2024 u furnizuan dhe shtinë në përdorim deri 10 sisteme fiskale të pajisjes përkatësisht aparaturë fiskale dhe sistem të integruar automatik për menaxhim në pajtim me Ligjin për regjistrim të pagesave të gatshme, më së voni deri më 20 janar në DAP të parashtrojnë Kërkesë për miratim të lirimit tatimor në bazë të vendosjes së sistemit fiskal të pajisjes, përkatësisht aparaturës fiskale dhe sistemit të integruar automatik për menaxhim (formulari “DLD-02”), për shkak të uljes së tatimit të përllogaritur të të ardhurave personale në Bilancin tatimor vjetor për vitin 2024 (formulari “DLD-DB”), i cili parashtrohet në mënyrë elektronike përmes https://e-ujp.ujp.gov.mk apo në formë të shkruar drejt arkivit të njësisë organizuese të DAP-it.

Nga DAP, në kumteësn e sotme theksojnë se obliguesit tatimorë duhet të parashtrojnë edhe Kërkesë për editim të lejes për ulje të tatimit të përllogaritur të fitimit në bazë të vendosjes dhe shfrytëzimit të sistemeve fiskale të pajisjes, përkatësisht aparaturës fiskale dhe sistemit të integruar automatik për menaxhim (formulari “DD-07”), për shkak të uljes së tatimit të përllogaritur të fitimit në Bilancin tatimor për tatimim të fitimit për vitin 2024 (formulari “DB”), në mënyrë elektronike përmes https://etax-fl.ujp.gov.mk/ apo në formë shkrimi drejt arkivit të njësisë organizuese të DAP-it.

“Në shtojcë të kërkesës DLD-02 dhe DD-07 detyrimisht parashtrohet, përkatësisht bashkangjitet: Kopja nga fatura(t) për furnizim të kryer të sistemit fiskal të pajisjes dhe/apo Dëshmi tjetër për furnizim të kryer të sistemit fiskal të pajisjes”, thonë nga DAP-i.

Nga atje theksojnë se e drejta e pashfrytëzuar e uljes së tatimit të përllogaritur të të ardhurave personale, përkatësosht tatimti të fitimit në DLD-DB për vitin 2004 përkatësisht DB për vitin 2024, mund të futet në periudhat në vijim, deri në shfrytëzimin e tij të plotë.

Për informata shtesë apo mbështetje lidhur me kërkesat DLD-02 dhe DD-07 mund të drejtoheni në Qendrën e kontaktit të DAP-it në:е-пошта: [email protected] apo në numrat e telefonit: 0800 33 000 dhe 02 3253 200.