Vota e diasporës, Celibashi: Regjistrimi për zgjedhjet e 11 Majit fillon më 11 Janar, do të bëhet online
Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi përmes një video-mesazhi ka uruar të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë dhe me shëndet për familjet e tyre. Ai tha se nga 11 Janari, shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të regjistrohen për të votuar për zgjedhjet e përgjithshme.
“Duke uruar gjithë shqiptarët për një Vit të Ri 2025 me shëndet e mbarësi për ta, njoftoj se në datën 11 Janar 2025, fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025”, u shpreh Celibashi.
Ai tha se regjistrimi bëhet nëpërmjet platformës Elektronike të Regjistrimit të regjistruesve nga jashtë, në të cilën mund të futesh nga aplikacioni KQZ ose përmes faqes së internetit të institucionit.
Mesazhi i plotë:
Duke uruar gjithë shqiptarët për një Vit të Ri 2025 me shëndet e mbarësi për ta, njoftoj se në datën 11 Janar 2025, fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025.
Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ, ose nëpërmjet faqes së internetit të këtij institucioni.Ky është një moment historik për zgjedhjet në Shqipëri, pasi për herë të parë bashkëqytetarët tanë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, do të kenë mundësi të votojnë atje ku ata e kanë vendqëndrimin e tyre.