RajoniTop Lajme

Vota e emigrantëve/ Rama mesazh për diasporën: Regjistrohuni, mos e lini për ditën e fundit

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë që të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Teksa shpjegon procedurën që duhet të ndjekin, kreu i qeverisë iu kërkon emigrantëve shqiptarë që të mos e lenë për ditën e fundit procesin e regjistrimit.

“Zgjedhjet janë vërtet në 11 maj, por që ju nga jashtë Shqipërisë të votoni me postë nga aty ku jeni, duhet të regjistroheni nga tani deri në 4 maj, ndryshe nuk votoni dot. Regjistrimi bëhet në faqen e KQZ-së, www.kqz.gov.al, nuk është i vështirë, pro do pak durim dhe pak minuta.

Koha YouTube Channel
Mos e shtyni ‘hë nesër, hë pasnesër, siç e kemi ne shqipot, se koha fluturon. E përsëris, do të votojnë vetëm ata që regjistrohen deri në 4 mars, edhe 46 dite kohë ka që pastaj KQZ t’ju dërgojë fletën e votimit dhe ju do ta mbushni dhe riktheni, qeveria do të paguajë edhe dërgimin mbrapsht në zarfit me votën tuaj.

Regjistrohuni dhe votoni që ta ngremë dhe më lart respektin e Shqipërisë dhe të shqiptarit kudo ku jetoni. Ju e dini se kush e përmbysi emrin e keq të vendi dhe ua ngrit kokën e ulur shumë e shumë vite në Greqi e gjetkë, prandaj s’do ta keni të vështirë të zgjidhni, por më parë duhet të regjistroheni”, shprehet Rama.