Arrestohen në Zubin Potok 4 të dyshuara për presion dhe shantazh ndaj një qytetari për votë
Katër gra janë arrestuar të shtunën në Zubin Potok pasi dyshohet se e kanë thirrur në telefon një person dhe i kanë kërkuar ta votojë një subjekt politik në të kundërtën do t’ia ndalnin ndihmën sociale.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën Veriore, Veton Elshani.
Të dyshuarat janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Rreth orës 15:20 pas pranimit të informacionit se një qytetar është thirr në telefon dhe është kërkuar që të votojë për një parti të caktuar ose ndihmat sociale që i pranon nga sistemi i Serbis do t’i ndërpriten, ka ndërhy policia. Dyshohet se thirrja ka ardhë nga qendra për punë sociale në Zubin Potok. Pas bastisjes këtij lokacioni janë gjet prova që ndërlidhen me vepren penale, ndërsa me këtë rast 4 persona janë sjellë në stacion të policisë si persona të dyshimt në lidhje me vepren Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve. Pas intervistimit të tyre dhe diskutimit me Prokurorin kujdestar janë dergu në mbajtje 48 orë”, ka thënë Elshani për rtv21.tv./21Media