ASH – SELA: Ministra të Qeverisë keqpërdorin veturat zyrtare për aktivitete partiake (VIDEO)
Ministra e zëvendës ministra të Qeverisë keqpërdorin veturat zyrtare për qëllime dhe aktivitete partiake.
Gjatë një aktiviteti partiak në Dibër, ditën e Dielë, vijnë me vetura të Qeverisë duke shfaqur pompozitet (me fllesherë). Në këto aktivitete shifen edhe në foto, zëvendëskryeministri Arben Fetai dhe zëvendësministrja e mbrojtjes, Elfete Ismaili.
Ftojmë Komisionin Shtetëror për Prandalimin e Korrupsionit, Prokurorinë Publike dhe të gjitha organet kompetente që të hetojnë dhe sanksionojnë këto keqpërdorime.